Forumi ShKÇAK

Disclaimer

Ju lutem lexojeni me kujdes këtë para se t’i bashkoheni forumit. 

  • Përdorimi i këtij forumi e nënkupton  pëlqimin tuaj për t’u pajtuar me kushtet e përdorimit si në vijim.
  • Ky forum është vetëm për anëtarët e  ShKÇAK-së. 
  • Në këtë forum do të diskutohen temat me interes për anëtarët e Shoqatës e të cilat do të  moderohen nga Moderatori i ShKÇAK-së.
  • Të gjitha diskutimet e bëra nga pjesëmarrësit individualë në  forum i reflektojnë vetëm pikëpamjet individuale të tyre dhe nuk i përfaqësojnë pikëpamjet e ShKÇAK-së  si organizatë. 
  • Në forum nuk lejohet gjuha ofenduese, shpifëse, diskriminuese, gjuha e urrejtjes dhe  çfarëdo diskutimi që i shkelë të drejtat autoriale, të drejtat e privatësisë dhe ligjet. 
  • ShKÇAK ka të drejtë  t’i heqë mesazhet me përmbajtje të tilla në çfarëdo kohe, pa pëlqimin tuaj. 
  • Për ta mbajtur përmbajtjen  relevante, ShKÇAK e mban të drejtën t’i largojë mesazhet që nuk janë adekuate apo jashtë temës. 
  • Është  në përgjegjësinë tuaj ta përdorini gjykimin tuaj në vlerësimin apo përdorimin e informatave që    shkëmbehen në këtë forum nga pjesëmarrësit individualë. 
  • Ju inkurajojmë që t’i konfirmoni informatat  para se t’i postoni ato në forum. 

Ju mund të na kontaktoni në [email protected] për çfarëdo komenti  apo kritike në lidhje me përmbajtjen dhe administrimin e forumit. Sidoqoftë, ShKÇAK e mbanë të drejtën  për t’i marrë vendimet përfundimtare mbi tërë përmbajtjen e postuar.