Ju lutem lexojeni me kujdes këtë para se t’i bashkoheni forumit.
- Përdorimi i këtij forumi e nënkupton pëlqimin tuaj për t’u pajtuar me kushtet e përdorimit si në vijim.
- Ky forum është vetëm për anëtarët e ShKÇAK-së.
- Në këtë forum do të diskutohen temat me interes për anëtarët e Shoqatës e të cilat do të moderohen nga Moderatori i ShKÇAK-së.
- Të gjitha diskutimet e bëra nga pjesëmarrësit individualë në forum i reflektojnë vetëm pikëpamjet individuale të tyre dhe nuk i përfaqësojnë pikëpamjet e ShKÇAK-së si organizatë.
- Në forum nuk lejohet gjuha ofenduese, shpifëse, diskriminuese, gjuha e urrejtjes dhe çfarëdo diskutimi që i shkelë të drejtat autoriale, të drejtat e privatësisë dhe ligjet.
- ShKÇAK ka të drejtë t’i heqë mesazhet me përmbajtje të tilla në çfarëdo kohe, pa pëlqimin tuaj.
- Për ta mbajtur përmbajtjen relevante, ShKÇAK e mban të drejtën t’i largojë mesazhet që nuk janë adekuate apo jashtë temës.
- Është në përgjegjësinë tuaj ta përdorini gjykimin tuaj në vlerësimin apo përdorimin e informatave që shkëmbehen në këtë forum nga pjesëmarrësit individualë.
- Ju inkurajojmë që t’i konfirmoni informatat para se t’i postoni ato në forum.
Ju mund të na kontaktoni në [email protected] për çfarëdo komenti apo kritike në lidhje me përmbajtjen dhe administrimin e forumit. Sidoqoftë, ShKÇAK e mbanë të drejtën për t’i marrë vendimet përfundimtare mbi tërë përmbajtjen e postuar.